Dua Lipa merr Medaljen e Meritave nga Presidenca (Video)

Dua Lipa merr Medaljen e Meritave nga Presidenca (Video)

Ylli Hoxha e bënë një premtim publik për sulmin ndaj Arbana Xharrës
Sot 18 vjet nga hyrja e forcave të NATO-s në Kosovë

Medaljen Presidenciale të Meritave tashmë e ka edhe këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa. Këtë çmim Duas ia ka dorëzuar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili ka thënë se suksesi i Duas është suksesi i të gjithëve, njofton zico.tv

‘Suksesi i Duas është suksesi i të gjithëve. Ky ishte viti i Kosovës, i Duas, i Majlindës, i Ritës dhe i gjithë atyre futbollistëve kosovarë nëpër botë’, tha Thaçi.

Thaçi tha se ndjehet i nderuar që këtë medalje ia dhuron artistes.

‘Si president i Kosovës kam nderin dhe kënaqësinë t’i dhurojë Dua Lipës për kontributin e veçantë këtë medalje të meritave’.

Në anën tjetër Dua Lipa ka thënë se është krenare që është shqiptare.

‘Po ndihem shumë e lumtur dhe jam krenare që jam shqiptare. Jam shumë e lumtur që mund ta prezentoj vendim tim. Është ndjenjë e pa përshkruar’, ka thënë Dua.

COMMENTS