Dua Lipa mahnitë në ‘Grammy Awards’ (Video)

Të dielën mbrëma në Los Angeles të Kalifornisë është zhvilluar një prej evenimenteve më të mëdha muzikore, 'Grammy Awards', ku kanë marrë pjesë yjet m

Të dielën mbrëma në Los Angeles të Kalifornisë është zhvilluar një prej evenimenteve më të mëdha muzikore, ‘Grammy Awards’, ku kanë marrë pjesë yjet më të mëdha të muzikës botërore.

Aty nuk ka munguar këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila është bërë pjesë e ceremonisë së madhe krahas kolegëve të saj të famshëm.

Këngëtarja 21 vjeçare nuk ka qenë në konkurrim, porse rrugëtimi i saj për t’u bërë një yll botëror përcillet edhe me pjesëmarrje në ngjarje të tilla.

Dua kishte veshur një fustan të zi, të hapur në pjesën e shpinës, ndërsa përpara ia mbulonte vetëm pjesën e gjoksit.

Ajo dukej për mrekulli dhe nuk ka dyshim që u ka lënë përshtypje fansave të saj të shumtë.
Pjesëmarrjen e saj e ka dokumentuar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Swish #Grammys

A video posted by DUA LIPA (@dualipa) on

COMMENTS