Dua Lipa lë pas Beyonce

Prej dy vitesh ka filluar terapinë hormonale, kështu duket vajza e Angelina Jolie
Gëzim e festë në familjen e Lutfi Hazirit dhe Mikes (Foto)

Këngëtarja e re shqiptare që karrierën muzikore po e zhvillon në Britani të Madhe, Dua Lipa, është duke shijuar sukseset e këngës së fundit ‘Hotter than Hell’.

Kjo këngë ka arritur të futet në dhjetë këngët më të kërkuara në shërbimin ‘iTunes’ të Apple-it në Britani të Madhe.

Lajmit për këtë të arritur i është gëzuar edhe vetë këngëtarja që ka ndarë gëzimin me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

‘Kur arrin në Top 10 në Britani të Madhe në ‘iTunes’ dhe emocionohesh’, ka shkruar bukuroshja kosovare.

Dua Lipa Insta

‘Hotter than Hell’ u publikua në fillim të majit dhe deri tani ka grumbulluar më shumë se 4 milionë klikime.

COMMENTS