Dua Lipa lavdëron Martin Garrix dhe Sean Paul (Video)

Dua Lipa lavdëron Martin Garrix dhe Sean Paul (Video)

Kur e surprizon Drake, Rihanna s’ka pse hesht! (Video)
Nicki Minaj me skena provokuese në këngën e re (Video)

Dua Lipa ka dhënë një intervistë për revistën amerikane ‘Billboard’, ku ka folur edhe rreth bashkëpunimit me Sean Paul dhe Martin Garrix.

Në fakt, këngëtarja shqiptare e ka quajtur si të pabesueshme punën me këta dy yje botërore, derisa ka zbuluar se në album debutues do të ketë edhe bashkëpunime të tjera.

‘Ne sot mirëpresim yllin në rritje Dua Lipa! Gjatë vitit të fundit, këngëtarja dhe tekstshkruesja ka bërë bujë të madhe në Evropë dhe në Angli, ku pesë herë ishte në top 40 hitet në ranglistën britanike, përfshirë edhe top 10 me ‘No Lie’, shkruan Billboard.

Lipa ka thënë se ishte jashtëzakonisht e suksesshme puna me Garrix dhe Paul, ku me të parin realizoi këngën ‘Scared to be lonely’ ndërsa me të dytin solli bashkëpunim ‘No lie’.

‘Puna me njerëzit si Sean Paul dhe Martin Garrix ka qenë e pabesueshme. E përsëris, e pabesueshme’, ka thënë ndër të tjerash Dua.

Theksojmë se albumi i titulluar me emrin e këngëtares pritet të publikohet gjatë muajit qershor.

COMMENTS