Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore vazhdon të ketë suksese në karrierën e saj. Ylli shqiptar mbrëmë ka qenë pjesëmarrëse në ceremoninë e
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore vazhdon të ketë suksese në karrierën e saj.
Ylli shqiptar mbrëmë ka qenë pjesëmarrëse në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga ‘Glamour’, me ç’rast ka rrëmbyer edhe një çmim.
Dua ka fituar çmimin si ‘Femra e Vitit’, për të cilin këngëtarja e njohur është shprehur shumë e lumtur.
‘Faleminderit @glamouruk @joelvinglamour për çmimin tim! E nderuar për të qenë në një dhomë me kaq shumë vajza të talentuara, inteligjente, punëtore, të bukura dhe me ndikim. Faleminderit’, ka shkruar Dua, e cila në këtë mbrëmje ka marrë të gjithë vëmendjen edhe me pamjen e saj.
E veshur me një fustan të zi e të gjatë, me flokë të kapura, Dua ishte dukur shumë elegante dhe shumë e bukur.
Këngëtarja e njohur ditë më parë ka publikuar hitin e saj më të ri ‘Lost in your light’.
COMMENTS