Dua Lipa feston sot ditëlindjen, ja urimi më special (Foto)

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa sot ka një ditë të veçantë. Ajo feston ditëlindjen.

Dua ka lindur më 22 gusht 1995, ndërsa sot kur ka prekur majat e suksesit ajo është bërë 22 vjeçe.

Në mesin e shumë urimeve që Dua i ka pranuar me rastin e ditëlindjes, ky duket të jetë më i veçanti, ngase është i babait të saj, Dukagjin Lipa, i cili është poashtu i njohur në muzikë.

‘Buzëqeshja jote gjithmonë i bën dritë ditës time. E bëjmë që të dy mirë (???) Gëzuar ditëlindjen dashuria ime’, shkruan Dukagjini, përcjellë zico.tv

Dua me këngën e saj të re ‘New Rules’ së fundmi është radhitur e para në klasifikimet britanike.

Kësisoj, Dua është bërë këngëtarja e parë femër e cila pas kryesimit të Adele në vitin 2015, ka qëndruar në krye të toplistave në Britani të Madhe.

COMMENTS