Dua Lipa dhe Bebe Rexha në ‘luftë’ me njëra-tjetrën

Dua Lipa dhe Bebe Rexha në ‘luftë’ me njëra-tjetrën

Ja kujt i tha Egzoni ‘Bravo të qoftë’ (Video)
Bebe Rexha stërvitet me këngën reperit të njohur shqiptar (Video)

‘Best Push’ është kategoria e ‘MTV Europe Music Awards’ e cila i ka vënë kokë më kokë dy yjet shqiptare Bebe Rexha dhe Dua Lipa, pasi të dyja vajzat janë nominuar në këtë kategori.

Kjo është hera e parë për Duan që merr pjesë në një event kaq madhështor dhe fitimi i këtij çmimi do ta ngrinte karrierën e saj në piedestal, përcjellë zico.tv

Kjo kategori është shumë e rëndësishme për artistët e rinj dhe përsa i përket Bebe Rexhës, edhe pse ajo ka marrë pjesë në konkurse të tilla nëpërmjet performancave ‘live’, ndjen se akoma nuk ka marrë vlerësimin e duhur. Ajo gjithashtu është nominuar për ‘Best New Artist’ dhe shpreson që të paktën të rrëmbejë një çmim nga këto dy nominime.

Për herë të parë dy shqiptare me një famë kaq të madhe do të përjetojnë ndjenjën e konkurencës dhe përsa i përket shfaqjes le të shpresojmë që të dyja vajzat ta mbështesin njera-tjetrën pasi deri tani asnjëra nuk ka pranuar të japë deklarata mbi këtë çështje.

‘MTV Europe Music Aëards’ do të zhvillohet me 6 nëntor të këtij viti në Holandë

Të gjithë jemi të lirë të votojmë vajzat tona në faqen zyrtare të MTV VMA.

Voto këtu:

COMMENTS