Driton Selmanaj e bën ‘për pesë pare’ Tomë Gashin, për Astrit Deharin! (Video)

Në emisionin “Click”. ka pasur një përplasje ndërmjet avokatit të Familjes Dehari, Tomë Gashi dhe analistit politik, Driton Selmanaj.

Pas deklaratave të Gashit që Dehari dyshohet se është vrarë në qendrën e Paraburgimit në Prizren, ka reaguar Selmani.

Ai i ka thënë Gashit se çështja e Deharit nuk është çështje biznesi, por është një çështje e ndjeshme.

“Ku e merrë guximin që të japësh konstatime të tilla. Sipas deklaratave që po i jep, atëherë Kosova nuk ka nevojë për asnjë autoritet as të mjekësisë ligjore, e as për prokurori. Autoriteti absolut është Tomë Gashi”, tha ai.

Analisti Driton Selmanaj nuk është pajtuar me komentet e avokatit Tomë Gashi rreth provave të gjetura në dhomën e Astrit Deharit

Selmanaj tha se Gashi është duke e trishtuar opinionin me deklaratat e tij rreth vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Selmanaj tha se duhet të pritet edhe disa ditë deri në rezultatet e autopsisë së Astritit dhe se nuk duhet që të flitet me kaq lehtësi për vdekjen e një personi.

Kurse Gashi iu kundërpërgjigj duke thënë se ai di më shumë rreth këtij rasti pasi që ai ka qëndëruar 2 orë e 30 minuta në obduksionin e Astritit.

COMMENTS