Kampionia e Kosovës në volejboll në konkurrencë të femrave, Drita, ka debutuar me humbje në Ligën e Kampionëve. Vashat gjilanase u mposhtën në pale
Kampionia e Kosovës në volejboll në konkurrencë të femrave, Drita, ka debutuar me humbje në Ligën e Kampionëve.
Vashat gjilanase u mposhtën në palestrën ‘Bashkim Selishta – Petriti’ në Gjilan nga ekipi Maritza Plovdiv nga Bullgaria, 3 me 0 në sete.
Kjo ndeshje i takon raundit të parë të garës prestigjioze. Pas kësaj përballje, Drita do të jetë mysafire e ekipit bullgar në Plovdiv për duelin e dytë të këtij raundi, më 22 tetor.
Ajo çfarë vlen të përmendet është se salla ishte përplot tifozë.
COMMENTS