Drita e Prishtina vazhdojnë formën e lartë, s’ka gola në Mitrovicë e Gjakovë (Foto)

Drita e Prishtina vazhdojnë formën e lartë, s’ka gola në Mitrovicë e Gjakovë  (Foto)

Drita dhe Prishtina vazhdojnë garën e fortë për titull të Kosovës në elitën e futbollit kosovar.

Drita arkëtoi tre pikë të reja në një ndeshje të vështirë ndaj Feronikelit, 3 me 1, transmeton Koha.net.

Skuadra nga Gjilani arriti të përmbysë rezultatin, pasi ishte në disavantazh në minutën e 27 të ndeshjes kur Feronikeli kaloi në epërsi përmes Mendurim Hotit.

Por, në pjesën e dytë Drita shënoi dy herë përmes Shabanit, në minutën e 62 dhe Fidan Gërbeshit, i cili në minutën e 89 shënoi nga penaltia, si dhe kryeziu në minutën e 90+7.

Prishtina në përballjen tjetër e mposhti Llapin me rezultat prej 3 me 2. Januzi shënoi dy herë për vendasit, kurse Hoxha një herë. Për Llapin shënuan Zhdrella e Merlaku.

Në Mitrovicë Trepça ’89 barazoi pa gola ndaj Flamurtarit, kurse Vëllaznimi në Gjakovë ndau pikët më Besën e Pejës, gjithashtu me rezultat 0-0.

Kjo është tabela e Superligës së Kosovës në futboll pas javës së 29-të:

COMMENTS