Dridhen grekët: Turqia do të ndërtojë aeroport në Vlorë

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama ishte në Stamboll, ku drekoi me presidentin turk Recep Taip Erdogan.

Në mënyrë surprizë, ai tha se kishte biseduar me presidentin turk, për ndërtimin e një aeroporti në Vlorë.

Deri më tani ishte folur për ndetimin e aeroporteve në jug, në Gjirokastër dhe Sarandë, jo në Vlorë.

Planet e ndërtimit të këtij aeroporti, kanë trembur grekët.

Mediat greke flasin për një aeroport që do t’i shërbejë planeve ushtarak të Turqisë për të dominuar rajonin përmes pikave strategjike që pavarësisht se mund të shërbejnë si aeroporte civile, janë potencialisht infrastrukturë e gatshme ushtarake, transmeton Tema.

Sa herë që flitet për marrëdhëniet shqiptaro-turke, grekët nxjerrin gjithmonë ndonjë plan kundër tyre. Sidomos kohët e fundit, kur Rama e ka shpallur Turqinë aleat strategjik dhe është takuar disa herë me Erdoganin, ndërkohë që nuk ka bërë asnjë vizitë në Athinë.

Për më tepër që i ka thumbuar disa herë grekët, çka ka sjellë reagimin e ashpër të tyre.

COMMENTS