Drenica e Prishtina fitojnë mysafirë, Flamurtari vendas

Drenica e Prishtina fitojnë mysafirë, Flamurtari vendas

Në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll si mysafirë sot kanë fituar Prishtina dhe Drenica, kurse Flamurtari ka arkëtuar tre pikë të reja në shtëpi.

Drenica e mposhti Besën e Pejës me rezultat prej 0 me 1. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi mbrojtësi Genc Hamiti në minutën e 79.

Kandidati për titull të ligës Prishtina e mposhti në udhëtim Vllazninë e Pozheranit me rezultat prej 0-1, me golin e vetëm të shënuar nga Mankenda në minutën e 33.

Me rezultat minimal fitoi edhe Flamurtari kundër Vëllaznimit, me golin e vetëm të shënuar nga Shillova në minutën e 17.

COMMENTS