Drenasi nikoqir i derbit rajonal mes Feronikelit dhe Drenicës

Drenasi nikoqir i derbit rajonal mes Feronikelit dhe Drenicës

Gjykata e lartë vendos: 13 vite e 5 muaj burg për Oscar Pistorius
Flamuri shqiptar në stadiumin e Arsenalit në ndeshjen ndaj Zvezdas, mediat serbe e cilësojnë provokim (Foto)

Java e 22-të në elitën e futbollit kosovar do të fillojë me vetëm një ndeshje që do të zhvillohet ditën e shtunë.

Kësisoj në program për tu zhvilluar është ndeshja derbi mes Feronikelit dhe Drenicës.

Takimi i dy rivalëve lokal do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Drenas.

Feronikeli që do të jetë në cilësinë e vendasit në këtë takim vije pas humbjes së pësuar në Prizren 1-0 nga Liria.

Skuadra e Ismet Munishit ka mbetur mbrapa në tabelë në pozitën e tetë me 31 pikë, tetë më pak se lideri Prishtina.

Ndërkohë Drenica në pranverë ende nuk e ka shijuar humbjen.

Ekipi i udhëhequr nga Sadat Pajaziti në tri ndeshjet e para ka marrë dy barazime ndaj Besës dhe Vllaznisë si dhe së fundmi ka mposhtur Gjilanin minimalisht 1-0.

Aktualisht Drenica zë pozitën e gjashtë në tabelë dhe ka grumbulluar 33 pikë pas 21 javëve.

Ky takim do të drejtohet nga gjyqtarët nga Malta, Matthew Degabriele do të jetë kryesori me ndihmësit Theodore Zammit, Duncan Spencer dhe Sandro Spiteri.

COMMENTS