Drejtësia franceze e liron me kusht Ramush Haradinajn

Gjykata e Colmarit në Francë ka vendosur lirimin me kusht të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Lajmin për lirimin e liderit të AAK-së e k

Gjykata e Colmarit në Francë ka vendosur lirimin me kusht të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Lajmin për lirimin e liderit të AAK-së e ka konfirmuar avokati i Haradinajt, Arianit Koci.

Sipas vendimit të gjykatës, Haradinaj nuk do të largohet nga Franca. Çdo dy javë ai do të duhet të paraqitet tek autoritetet.

Ministria e Drejtësisë në Serbi i ka dorëzuar të martën organeve të drejtësisë në Francë kërkesën për ekstradim të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ramush Haradinaj u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze mbi bazën e një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe për, sic thuhet, ‘krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë’.

COMMENTS