Drejt Kuvendit – Qeveria e dërgon projektligjin për demarkacion me Malin e Zi (Dokument)

Lekaj licencën për atestime nga Fakulteti e bart në një kompani private
Qeveria prezanton platformën për finalen me Serbinë

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për nisjen në Kuvend të projekt-ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

Ky vendim i Qeverisë erdhi pas përfundimt të një debati në tryezën shkencore-profesionale të Kuvendit të Kosovës, me pjesëmarrjen e deputetëve, ekspertëve, Komisionit Shtetëror, udhëheqësve të institucioneve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Vendimi i Qeverisë për dërgimin e Marrëveshjes për Demarkacion në Kuvend do të shtyjë Kryesinë e ligjvënësve që të vendosin për një seancë ku do të votohej dokumenti zyrtar.

Dokumenti i Demarkacioni

Dokumenti i Demarkacionit 1

Në arsyetimin e projekt ligjit në mbledhjen e qeverisë, ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, tha se ai ka tri shtylla kryesore, filluar me ‘ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion dhe me çështjet e tjerat ligjore’.

Hoxhaj tha se projektligji që dërgohet në Kuvend përmban edhe pjesë ku thuhet se: ‘Nëse ka fakte të reja ligjore, mund të ndryshohen dhe plotësohen me pëlqimin e palëve… Me pajtimin e palëve për ndryshimin e dispozitave të Marrëveshjes, mund të kërkohet edhe arbitrazh ndërkombëtar’, arsyetoi ministri Hoxhaj projektligjin për demarkacionin.

Partitë në opozitë të bëjnë thirrje për kundërshtim të saj përmes protestave në rrugë.

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje për tubime përpara ndërtesës së Kuvendit që prej mëngjesit të së enjtes.

Dërgimi i projektligjit në Kuvend pasoi vendimin e përfaqësuesve të opozitës që të marrin pjesë në tryezen shkencore, të mbajtur në një sallë alternative, ku rishfaqën qëndrimin kundërshtues ndaj demarkacionit.

Qeveria dhe opozita këmbëngulën në qëndrimet e tyre për dhe kudnër demarkacionit, ndërkohë që udhëheqës opozitarë kërkuan ‘nga institucionet që të rinisin gjithë procesin duke e zhbërë marrëveshjen e arritur në Vjenë, me Malin e Zi’, në prani të faktorit ndërkombëtar.

Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, ngjalli për muaj të tërë reagime të fuqishme të opozitës e cila bllokoi punimet e kuvendit duke përdorur edhe gazin lotsjellës.

Bashkësia ndërkombëatre u bëri thirrje palëve që të gjejnë kompromisin duke ratifikuar marrëveshjen e arritur.

Së fundi demarkacioni u vendos si kusht për Kosovën në hapjen e procesit të liberalizimit të vizave dhe institucionet evropiane thanë se po presin ratifikimin e marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës për të hapur mundësinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve nga Kosova.

COMMENTS