Drecun: Kosova gjithmonë do të jetë Serbi

Drecun: Kosova gjithmonë do të jetë Serbi

Ambasadori i Norvegjisë Arne Sannes Bjornstad, ka thënë se 'ata që flasin për Kosovën si pjesë integrale të Serbisë nuk do të duhej të habiteshin kur

Ambasadori i Norvegjisë Arne Sannes Bjornstad, ka thënë se ‘ata që flasin për Kosovën si pjesë integrale të Serbisë nuk do të duhej të habiteshin kur dëgjojnë Ramush Haradinajn që Bujanocin e Preshevën t’i quajë Kosovë Lindore’.

Lidhur me këtë deklaratë të ambasadorit të Norvegjisë, kryetari i Këshillit për Kosovën Milovan Drecun ka thënë se Serbia është anëtare e OKB-së dhe kufijtë e saj janë të njohur ndërkombëtarisht dhe se ambasadori i Norvegjisë me këtë e ka shkelur integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.

‘Për ne Kosova gjithmonë do të jetë Serbi dhe kështu është edhe për shumicën e njerëzimit dhe për OKB-në’, ka thënë Drecun, transmeton Koha.net.

‘Serbia është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe kufijtë e saj ndërkombëtarisht janë të njohur dhe me Rezolutën 1244 Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë dhe këtë provokim e nonsens politik nuk e presim nga asnjë ambasador, sepse deklarata e tij është drejtpërdrejt kundër interesave të Serbisë, pra vendi mikpritës i tij, e sa i ka kontribuuar Norvegjia shpërbërjes së Serbisë përmes ndarjes së Kosovës, këtë ndoshta do të mund ta thoshte ai’, citon portali serb espreso të ketë thënë Drecun.

Ai ka shtuar se bëhet fjalë për përzierje në punë të brendshme të Serbisë dhe se ambasadorit norvegjez duhet tërhequr vërejtjen se deklaratat e tilla janë të papranueshme dhe jo në frymën e marrëdhënieve të mira Serbi-Norvegji.

COMMENTS