Drashkoviq: Serbia duhet ta pranojë realitetin e Kosovës

Haradinajt i refuzohet përfundimisht viza për në SHBA
MPMS lansoi fushatën ‘Siguria dhe shëndeti në punë mbi të gjitha’

Lideri i Lëvizjes për Ripërtëritjen serbe (SPO) Vuk Drashkoviq, mendon se Serbia duhet ta pranojë realitetin e Kosovës.

Ai po ashtu fton që të pranohet plani i Marti Ahtisaarit i vitit 2007 si themel të vazhdimit të dialogut të Brukselit.

‘Realiteti është se pavarësinë e Kosovës e ka njohur shumica e vendeve të KB-së e të BE-së, se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka marrë vendimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkel Kartën e KB-së, as të drejtën ndërkombëtare, as Rezolutën 1244 të KS të KB-së, se në të janë 90 për qind shqiptarë dhe më pak se 6 për qind serbë.

‘Sovraniteti i Serbisë ndaj Kosovës është vetëm në preambulën e Kushtetutës së saj. Duke mbetur rob i kësaj norme jashtë realitetit, shteti po pëson vetëm humbje të mëdha, edhe politike edhe zhvillimore’, ka thënë Vuk Drashkoviq në shkrimin autorial në gazetën e sotme ‘Blic’ të Beogradit .

Qoftë dhe me vonesë, ka thënë ai, ta pranojmë dokumentin e Ahtisaarit si themel të vazhdimit dialogut të Brukselit me shqiptarët.

‘Ta nënshkruajmë marrëveshjen për normalizim të gjithanshëm me ta. Armiqësia shuhet me miqësi’, ka thënë Drashkoviq.

Lideri i SPO-së ka theksuar se me planin e Ahtisaarit, ndër të tjera propozohet se Kosova nuk mund të bashkohet me Shqipërinë dhe asnjë territori jashtë Kosovës, se gjuha serbe e cirilikja të janë të barabarta me gjuhën dhe me shkrimin shqip në gjithë territorin e Kosovës, se kishat dha manastiret serbe të jenë ‘pronë e Kishës ortodokse serbe me seli në Beograd, se serbët e Kosovës mund të jenë edhe shtetas të Serbisë, se deputetë serbë në parlament kanë të drejtën e vetos në çdo ligj që do të rrezikonte të drejtat e tyre kombëtare, fetare ose qytetare…

COMMENTS