Drake lë Rihannan për Jennifer Lopez

Yllka shënon tjetër sukses, specializon në mjekësi (Foto)
Urdhër arrest për aktoren që zbuloi skandalin e abuzimeve seksuale në Hollywood

Drake ka harruar lidhjen me Rihannën. Reperi ka zgjedhur Jennifer Lopez si partnere. Lajmin e bën me dije vetë çifti, ku në prag të ndërrimit të viteve kanë konfirmuar lidhjen e tyre, duke publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqen të përqafuar.

Thashethemet për marrëdhënien e tyre kishin filluar më herët gjatë këtij muaji, kur Drake mori pjesë në dy koncerte të Jennifer Lopez.

Në foton e publikuar se fundmi, 47 vjeçarja J-Lo dhe 30 vjeçari Drake duken shumë të dashuruar dhe të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Por, pas publikimit të fotos ka patur mjaft reagime, e një prej tyre ka ardhur edhe nga Rihanna, e cila ka qenë në një romancë me Drake.

Pas kësaj, Rihanna ka vendosur të mos e ndjekë më në Instagram J-Lo.
Për disa vite dy këngëtaret kanë qenë mike të ngushta, por me sa duket kjo situatë i ka prishur raportet mes tyre.

COMMENTS