Drake i dashuruar me Rihannën që kur ishte 22 vjeç (Video)

Drake ka folur publikisht për lidhjen e tij të përfolur me Rihanën.

Këngëtari kanadez e puthi këngëtaren nga Barbadosi në momentin që po i dorëzonte çmimin ‘Michael Jackson Video Vanguard Award’, të dielën në mbrëmje.

‘Kam qenë i dashuruar me të që kur isha 22 vjeç’, tha Drake menjëherë pasi Rihanna përfundoi performancën e saj në MTV VMA.

‘Gjithmonë e kam ndjekur si shembull, edhe pse është më e vogël se unë. Është një legjendë e industrisë muzikore’, shtoi Drake para se ta puthte Rihanën, e cila u duk jashtëzakonisht e turpshme në ato momente.

COMMENTS