Draft-marrëveshja mes LDK-së dhe AKR-së

Draft-marrëveshja mes LDK-së dhe AKR-së

Trump bisedë telefonike me Erdoganin – SHBA-të përkrahin Turqinë
Sot pjesa e dytë e Provimit të Maturës

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur një draft-marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Nga burime të veta Klan Kosova ka arritur të mësojë se sipas këtij drafti kryeparlamentari dhe presidenti i shtetit – në afat kushtetues – do t’i takojnë partisë që drejtohet nga Behgjet Pacolli.

Tridhjetë vende në listë zgjedhore dhe ministritë që lidhen me ekonominë, që gjithmonë kanë qenë synim i AKR-së, po ashtu do t’i takojnë kësaj partie sipas draftit të dakordësuar, thonë të njëjtat burime.

Rrjedhimisht në këtë mënyrë, Lidhja Demokratike e Kosovës do të merrte postin e kryeministrit, për të cilin ka nominuar Avdullah Hotindhe një numër ministrish, ndërsa ka edhe një numër të vogël detajesh të marrëveshjes që nuk janë finalizuar.

Partia që drejtohet nga Isa Mustafa më herët ka arritur marrëveshje koalicioni parazgjedhor edhe me Alternativën për Kosovën – partinë e re të Ilir Dedës dhe Mimoza Kusarit dhe fraksionin e Partisë së Drejtësisë që udhëhiqet nga Sylejman Qerkezi.

COMMENTS