Dorëzohet peticioni ‘Drejtësi për Astritin’, kërkohet seancë (Foto)

Dorëzohet peticioni ‘Drejtësi për Astritin’, kërkohet seancë (Foto)

Gjykata Speciale brenda një jave kompleton legjislacionin
‘Nuk i duam ata këtu’ – Trump ndalon migrimin nga vendet myslimane

Në kuadër të aktiviteteve “Drejtësi për Astritin”, Besa Luzha, Florina Duli dhe Rudinë Jakupi dorëzuan peticionin “Drejtësi Për Astritin”, ndërsa shumë qytetarë u mblodhën në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Raporti iu dorëzua Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Kosovës si dhe Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Besa Luzha tha se janë mbledhur 23,774 nënshkrime, që sipas saj është një shifër e mjaftueshme për të thirrur seancë në kuvend.

“Kemi kërkuar të shkarkohen gjithë ata zyrtarë që janë në zinxhirë për buxhet. Kërkojmë hetim të pavarur për Astritin”, tha Besa Luzha.

Sipas Luzhës, seanca do të ishte mirë të mbahet deri më 2 dhjetor dhe mos të mbetet deri në vitin tjetër.

unnamed1480427813

COMMENTS