Dorëheqje masive në komunën e Prishtinës

Plesch: Tensione ndërmjet liderëve të Kosovës dhe aleatëve perëndimorë
Tregtia me certifikata të veteranëve, reagon Xhavit Haliti pas përfshirjes së emrit të tij

Nënkryetari i komunës se Prishtinës, Dardan Sejdiu bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Liburn Aliu dhe drejtoreshën e Arsimit, Arberie Nagavci kanë dhënë dorëheqje nga pozicionet qe i mbajnë në komunën e Prishtinës.

Në këtë vendim atyre i është bashkuar edhe Fitore Pacolli, shefe e kabinetit të Shpend Ahmetit, raporton ‘Indeksonline’.

Largimet e tyre nga komuna e Prishtinës vijnë pasi në zgjedhjet e 11 qershorit ata kanë arritur të marrin vota për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

E, shefi i tyre ndonëse i votuar nga shumë përkrahës të Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti ka zgjedhur të qëndroj kryetar i Prishtinës duke e dorëzuar mandatin e deputetit.

KQZ u ka kërkuar deputetëve të zgjedhur qe të vendosin nëse duan të certifikohen si deputet apo të mbajnë pozitat tjera.

Merret vesh se zyrtarët e Vetëvendosjes e kanë njoftuar KQZ-në për vendimet e tyre.

COMMENTS