Donald Trump nis sot zyrtarisht detyrën pas inaugurimit si president

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump pas betimit që do të japë sot nisë me detyrën e re si presidenti i 45-të i SHBA-ve.

Qindra mijëra njerëz sot tubohen në Uashington për ta festuar inaugurimin e presidentit të zgjedhur amerikan, por, ka edhe të atillë që tubohen për të protestuar.

Pasi mbrëmë arriti në Uashington në një aeroplan ushtarak, Trump dhe personalitetet e tjera morën pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorës së luleve në Varrezat Kombëtare në Arlington, përgjatë lumit Potomak, ku janë të varrosur shumica e shtetasve amerikanë të vrarë në luftëra.

Duke folur para mijëra mbështetësve, pas një koncerti në Memorialin Lincoln, Trump ka shprehur përkushtimin për të sjellur ‘ndryshim real’në Uashington dhe për ta unifikuar vendin thellësisht të ndarë.

‘Ne do ta bashkojmë vendin’, tha Trump dhe ka shtuar se ‘ne do të bëjmë gjëra që nuk janë bërë në vendin tonë për shumë dekada, ju premtoj’.

Ceremonia e inaugurimit fillon në orën 9:30 me orën lokale, me performimin e artistëve që janë ftuar të këndojnë në ceremoninë e tij.

COMMENTS