Don Balon: ‘Zidane i ka treguar Bale se nuk do të luajë në finale, Ronaldo tregon formacionin kundër Liverpoolit’

Don Balon: ‘Zidane i ka treguar Bale se nuk do të luajë në finale, Ronaldo tregon formacionin kundër Liverpoolit’

​Gareth Bale nuk do të startojë në finale kundër Liverpoolit, ky është lajmi që Zinedine Zidane i ka komunikuar uellsianit, sipas Don Balon.

Real Madridi do të luajë kundër Liverpoolit finalen e tretë me radhë në Ligën e Kampionëve dhe sipas Don Balon, do të rreshtohet me formacionin 4-3-1-2, ashtu si vitin e kaluar në Cardiff kundër Juventusit, ku triumfuan 4-1.

Don Balon bën të ditur se trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane, ia ka bërë të qartë Gareth Bales se nuk do të startojë, por që beson në cilësitë e uellsianit se mund ta ndihmojë ekipin në pjesën e dytë, varësisht se si është duke shkuar ndeshja.

Don Balon shkon aq larg saqë raporton se tashmë Cristiano Ronaldo e ka zgjedhur formacionin e finales dhe se këtë e kanë diskutuar edhe me Zinedine Zidanen.

Kundër Liverpoolit në fushë pritet të zbresin 11 lojtarët e Cardiffit, që triumfuan 4-1 kundër Juventusit.

Navas; Marcelo, Ramos, Varane, Carvajal; Kroos, Casemiro, Modric; Isco; Benzema, Ronaldo.

COMMENTS