Doktor Sami Salihu dërgohet në Turqi për shërim

Vazhdon të jetë kritike gjendja e doktorit Sami Salihu, profesor universitar i kirurgjisë maksillofaciale në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, pas plagëve të marra nga goditja me veturë të dielën pasdite.

Në një raport të Policisë së Kosovës thuhet se ‘në fshatin Bujan të Lipjanit, më 07.08.2016 – 17:42 raportohet se e dyshuara femër K-Shqiptare deri sa ishte duke drejtuar veturën Ford Galaxy nga pakujdesia ka goditur këmbësorin –viktimën mashkull K-Shqiptar.

Portali zico.tv mëson se Prof. Dr. Sami Salihu është në gjendje kome dhe pas trajtimeve të marra në QKUK, ai është dërguar për shërim të mëtutjeshëm në Turqi.

COMMENTS