Dogana kap në Vërmicë 6857 copë fishekë dhe 2,7 kg të narkotikëve (Foto)

Dogana kap në Vërmicë 6857 copë fishekë dhe 2,7 kg të narkotikëve (Foto)

Ylli Hoxha e bënë një premtim publik për sulmin ndaj Arbana Xharrës
Çitaku jep detaje për sulmin ndaj saj

Njësitë e Doganës së Kosovës gjatë kontrollimeve në pikën kufitare me Shqipërinë më saktësisht në Vërmicë, kanë arritur të parandalojnë futjen e lëndës narkotike si dhe një sasie të municionit respektivisht fishekë.

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 20:40 në PKK Vërmicë është paraqitur automjeti me targa të Shqipërisë me dy bashkudhëtar.

“Pasi është pyetur nga ana e oficerit doganor nëse kishte diçka për të deklaruar në bagazh, pala ka deklaruar se nuk ka asgjë në bagazh. Gjatë kontrollës fillestare nën ulësen e pasme, është hasur në paketime të dyshimta të substancës narkotike, të llojit Marihuane. Pastaj në automjet është kryer kontroll detale në vijën e dytë, së bashku me njësitin anti-kontrbandë. Gjatë kontrollës është hasur në një hapësire të modifikuar në të cilën janë gjetur edhe pako të dyshimta me substance narkotike dhe fishekë. Sasia e substancës narkotike Marihuanë është 2.7 kilogram dhe 6857 cope fishekë, respektivisht 5417 fishekë te kalibrit 7.62 mm për armë të gjata, dhe 1440 copë për revole”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas përfundimit të kontrollës në detaje të veturës dhe pas gjetjes së lëndës narkotike dhe fishekëve lënda i është dorëzuar policisë Kufitare në PKK Vërmicë për vazhdim të procedurave policore të mëtutjeshme.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

COMMENTS