‘Do t’u ndihmoj të tjerëve me famën që kam arritur’

Këngëtarja e hitit 'Stone Cold', Demi Lovato, tashmë ka arritur të mposhtë 'periudhën e saj të errët' ku nuk mund të ndjehej më krenare për veten.

Këngëtarja e hitit ‘Stone Cold’, Demi Lovato, tashmë ka arritur të mposhtë ‘periudhën e saj të errët’ ku nuk mund të ndjehej më krenare për veten.

Tashmë ajo është pronarja e qendrës së rehabilitimit në të cilën ka kaluar adoshelencën e saj. 24 vjeçarja ka qenë e shtruar për një kohë të gjatë në ‘Cast Center’ në Los Angeles gjatë periudhës së errët të jetës së saj.

Gjatë adoleshencës Demi është përballur me divorcin e prindërve të saj që e çoi në depresion, me sëmundjen e bulimisë, konsumimin e alkoolit dhe substancave narkotike. Këtë fazë të jetës ajo e kaloi në këtë qendër rehabilitimi dhe menaxheri i saj ndjehet tej mase krenar për progresin që ajo ka arritur.

Tashmë që është pronarja e kësaj qendre ajo ndihet sikur e ka kryer qëllimin më të madh të jetës dhe në një intervistë për ‘Daily mail’ Lovato ka treguar se me suksesin dhe muzikën e saj do të ndihmojë këdo që ka kaluar trauma të tilla në jetë.

COMMENTS