Djali i Mel Gibson: Nuk jam i shëmtuar sa ai (Foto)

Djali i Mel Gibson: Nuk jam i shëmtuar sa ai (Foto)

Kendall Jenner përshëndet shqiptarët! (Video)
Plas në Big Brother Albania, Ervini e quan hajdute Armelën!

Louie Gibson është djali i legjendës së filmit, Mel Gibson, mirëpo dëshiron të bëjë emrin e tij në industrinë filmike.

Krahasimet me babanë e tij kanë ndikuar në ndërtimin e një karriere personale, sidomos kur ishte më i ri.

29-vjeçari thotë se është i vetëdijshëm për ngjashmëritë me babanë e tij, mirëpo dëshiron ta konsiderojë veten si një version të përmirësuar të yllit të ‘Lethal Weapon’.

‘Nuk jam aq i shëmtuar sa ai. Unë them se dukem shumë më mirë se ai’, ka bërë shaka Louie në një prononcim për The Daily Telegraph.

Sidoqoftë, krahasimi i fotografive të tij me Mel tregon se Louie ngjan shumë me babanë e tij në kohën kur ka qenë i ri, si në filmat ‘Mad Max’.

Louie është njëri prej nëntë fëmijëve të Gibson dhe së bashku me prindërit e tij u vendos në Amerikë kur ishte tetëvjeçar.

Ai i ka ndjekur hapat e babait duke u inkuadruar në industrinë e filmit si një regjisor. Djali i Gibson ka studiuar për film në Universitetin Chapman në Kaliforni.


Mel Gibson në ‘Mad Max’

‘Happy Hunting’ është filmi i parë i metrazhit të gjatë që është realizuar nga Louie së bashku me mikun e tij, Joe Dietsch. Është fjala për një film të zhanrit horror-vestern.

COMMENTS