Ditë të zeza për yllin e muzikës pop Madonna (Foto)

Ditë të zeza për yllin e muzikës pop Madonna (Foto)

Yllka shënon tjetër sukses, specializon në mjekësi (Foto)
Ja çka thotë Kida për shkollimin e saj (VIDEO)

Në jetën e këngëtares është rishfaqur ish i dashuri, Dan Gilroy i cili ka realizuar disa video të 58 vjeçares para se ajo të bëhej e famshme. Burime pranë tij bëjnë të ditur se Gilroy do të realizojë një dokumentar intim të saj me këto video personale.

Ai ia ka dorëzuar letrat personale dhe regjistrimet regjisorit Guy Guido i cili do të ketë nën kujdesje dokumentarin e titulluar ‘Emmy and The Breakfast Club’.

madonna1

Ai do të jetë i fokusuar në jetën e artistes përgjatë viteve 1979 deri në 1982, kohë kjo kur këngëtarja jetonte në një ndërtesë të braktisur në Corona së bashku me Dan dhe vëllain e tij.

Madonna dhe Dan kanë qenë të lidhur për rreth 18 muaj. Deri tani regjisori është shprehur se ky dokumentar do të zbulojë gjithçka duke nisur që nga letrat e dashurisë ku këngëtarja shprehej se do të jepte jetën për Dan si edhe poezi që shprehnin ndjenjat për të dhe problemet e marrëdhënies së tyre. Por nuk mungon edhe videoja me momente intime mes tyre.

madonna3

COMMENTS