Ditë e rëndësishme për futbollin kosovar, gjyqtarët tanë debutojnë në arenën ndërkombëtare

Robbeni po mendon largimin nga Bayerni
Ronaldo për pak sa nuk u godit me shishe nga tifozët e PSG-së gjatë festës së golit (Video)

Izolimit të futbollit kosovar i ka ardhur fundi një vit më parë.

Përfaqësuesja e Kosovës po luan ndeshje në kualifikime për kampionatin botëror ‘Rusi 2018’.

Por izolimit i kanë dhënë fund edhe gjyqtarët tanë të cilët tani e tutje do t’i shohim duke drejtuar ndeshje ndërkombëtare.

Gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza së bashku me ndihmësit e tij Fatlum Berisha dhe Bujar Selimajn kanë një ditë të veçantë.

Treshja e gjyqtarëve kosovar do të drejtojnë ndeshjen miqësore mes Turqisë dhe Maltës që zhvillohet sot në shtetin turk.

Kosovarët kanë kontrolluar ndeshjen dhe janë stërvitur një ditë para takimit.

Ndeshja mes Turqisë dhe Maltës do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 18:15.

COMMENTS