Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit

Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit – 9 Dhjetori. Për të shënuar këtë ditë, në Kosovë do të mbahen disa aktivitete.

Ministria e Punëve të Brendshme do të mbajë konferencë me temë ‘angazhimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit’.

Kurse, koalicioni i organizatave joqeveritare ‘Java Kundër Korrupsionit 2017’ organizon ngjarjen kreative përmbyllëse
‘Pema e korrupsionit’.

Instituti Demokratik i Kosovës organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve për garën fotografike ‘online’, si dhe hapjen e
ekspozitës me fotografitë më të mira në këtë garë.

COMMENTS