Dita e madhe – Kosova nisë rrugëtimin për kampionatin botëror ‘Rusia 2018’

Dita e madhe – Kosova nisë rrugëtimin për kampionatin botëror ‘Rusia 2018’

Në mënyrë spektakolare mbyllet Olimpiada ‘Rio 2016’ (Foto)
Bayern –Real Madrid, 700 policë në aksion

Kosova sonte për herë të parë në historinë e saj është pjesëmarrëse e eliminatorëve për Kupën e Botës ‘Rusi 2018’.

Djemtë e Kosovës, sonte në Turku përballen me Finlandën në sfidën e parë të kualifikueseve për Botërorin ardhshëm.

Albert Bunjaki bashkë me të përzgjedhurit e tij, ka katër ditë që janë duke u stërvitur për ndeshjen jo edhe aq e lehtë me Finlandën.

Atmosfera në kampin e skuadrës sonë para kësaj ndeshje të madhe është jashtëzakonisht e mirë dhe premtuese për një paraqitje brilante.

Tekniku i përfaqësues sonë, është i vetëdijshëm se ballafaqimi me finlandezët do të jetë një ndeshje e vështirë, por ai shpreson se Kosova do të ketë një paraqitje të mirë.

‘Finlanda ka një skuadër të mirë. Ata në ndeshjet e fundit, sikur kundër Gjermanisë, ka treguar ndeshje cilësore. Nëse Finlanda do të sulmojë e ne do t’i përgjigjemi me mbrojtje të fortë dhe do të sulmojmë me kundërsulme të shpejta’, ka thënë Bunjaki.

Ndeshja ndërmjet Finlandës dhe Kosovës luhet në Turku në orën 20:45.

COMMENTS