Dita e fundit për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Dita e fundit për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Data 3 prill shënon edhe ditën e fundit për deklarim të pasurisë për zyrtarët e lartë publik. Procesi për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë

Data 3 prill shënon edhe ditën e fundit për deklarim të pasurisë për zyrtarët e lartë publik.

Procesi për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik ka filluar me datë 1 mars. Ky proces është në përputhje për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik pranë Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK).

Gjatë këtij viti mbi 4 mijë zyrtarë të shtetit duhet ta deklarojnë prejardhjen e pasurisë së tyre. Kurse sipas drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli deri më tash janë deklaruar mbi 1 mijë zyrtarë. Por sipas tij procesi është duke shkuar ngadalë.

Ai ka theksuar që në rast vonese, ata do të sanksionohen nëse nuk kanë arsye për një vonesë të tillë.

‘Ne si agjenci e kemi më vështirë t’i kontrollojmë gabimet teknike në rast se nuk e deklarojnë deri ditën e fundit. Pas përfundimit të të gjitha çështjeve teknike të këtij procesi, agjencia do të organizojë aktivitet publik të hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë, që sipas Ligjit për Deklarimin e Pasurisë, do t’i nënshtrohen 20 për qind e listës së përgjithshme të zyrtarëve të lartë publikë që kanë deklaruar pasurin për vitin 2018’, pati thënë Havolli në një konferencë për media.

COMMENTS