Dita e fundit e bisedimeve në samitin e G20-ës

Liderët sot hyjnë në ditën e fundit të bisedimeve në takimin e G20-ës në Hamburg, ndërsa zyrtarët po përpiqen të kapërcejnë përçarjet me SHBA-në për ç

Liderët sot hyjnë në ditën e fundit të bisedimeve në takimin e G20-ës në Hamburg, ndërsa zyrtarët po përpiqen të kapërcejnë përçarjet me SHBA-në për çështjet si tregtia dhe ndryshimet klimatike.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila vazhdon edhe sot të pres liderët e këtij samiti në Hamburg, ka thënë se deri tani bisedimet kanë qenë ‘shumë të vështira’.

Për të arritur një kompromis mbi formulimin e deklaratës përfundimtare të samitit, negociatorët kanë punuar gjatë gjithë natës, pas protestave të dhunshme që u shkaktuan rrugëve të Hamburgut, ku mbetën të lënduar shumë oficerë dhe shumë protestues.

Liderët e këtij samiti janë duke luftuar të gjejnë një gjuhë të përbashkët pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili muajin e kaluar mori vendim të tërhiqet nga marrëveshja për ndryshimet klimatike, Paris.

Gjatë ditës së djeshme presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimit Putin, u takuan për herë të parë.

Të dy liderët kanë deklaruar se duan të rregullojnë marrëdhëniet që u prishën nga krizat në Siri dhe Ukrainë dhe nga sulmet e supozuara të Rusisë në SHBA.

Megjithatë gjatë ditës së djeshme, as Trumpi dhe as Putini nuk dhanë hollësi të tjera rreth çështjeve që ishin diskutuar.

COMMENTS