‘Dita e Diasporës’ mbahet në Prekaz

‘Dita e Diasporës’ mbahet në Prekaz

Ja sa është pasuria e Kosovës në ish Jugosllavi
Maji, afati i fundit për shuarjen e operatorëve ilegalë

Nesër në Prekaz, në kompleksin memorial ‘Adem Jashari’, nën patronazhin e Ministrisë së Diasporës, mbahet manifestimi ‘Dita e Diasporës’.

Manifestimi fillon në orën 19:00, me homazhe te varrezat e familjes Jashari, për të vazhduar në orën 20:00 me programin kulturo-artistik të grupit muzikor vokal ‘Kvali’ nga Sllovenia, i udhëhequr nga muzikologjia Alma Bejtullahu, ikona e muzikës së vjetër qytetare Nezafete Shala & grupi muzikor.

Ndërkaq, më 2 gusht, në modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës (prapa Ministrisë së Arsimit), në orën 20:00, bëhet ndarja e çmimeve ‘Mërgimtari i viti’ dhe ‘Gazetari i vitit për diasporën’.

COMMENTS