‘Disney Land’ bëhet 25 vjet, momente nga festimet (Foto)

‘Disney Land’ bëhet 25 vjet, momente nga festimet (Foto)

Ditëlindja që u kthye në arenë përleshjesh (Video)
Vogëlushi ‘magnet’ – përgjigja e mjekëve do t’iu habisë (Video)

Parku më i vizituar i Evropës, ai i ‘Disney Land’ në Paris, vendosi t’i dhuronte të ftuarve të tij disa çaste të pastra magjie, me rastin e ditëlindjes së 25-të.

Miushët Miki dhe Mini, Kapiten Gremçi e kolegë të tyre kërcyen e kënduan përpara mijëra vizitorëve në parkun e famshëm të argëtimit. Festimet kulmuan me një paradë madhështore me flota shumëngjyrëshe, nga ku personazhet klasikë të filmave të animuar përshëndesnin me dorë spektatorët.

Resorti i falshëm turistik i pozicionuar në dalje të Parisit hapi dyert për herë të parë në 12 prill të 1992-shit. Ai mirëpret çdo vit mijëra vizitorë, fëmijë e të rritur. Sipas Bob Chapek, drejtues i parqeve të Walt Disney, ai i Parisit ka gjeneruar afërsisht 70 miliardë euro përgjatë 25 viteve të fundit dhe punëson 15 mijë persona.

COMMENTS