Diplomojnë dy oficerë të FSK-së në Akademinë Mbretërore (Video)

Diplomojnë dy oficerë të FSK-së në Akademinë Mbretërore (Video)

Arrestohen tre meshkuj dhe një femër për prostitucion në Vushtrri
Përurohen 15 autobusët e rinj në Prishtinë (Foto)

Sot në Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst të Britanisë së Madhe po mbahet ceremonia ushtarake ‘Parada e Sovranit’. Në Akademi sot diplomojnë edhe dy kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në ceremoni po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Këtë e ka bërë të ditur presidenti nëpërmjet rrjetit social Facebook:

‘Drejtpërdrejt nga ceremonia ushtarake ‘Parada e Sovranit’ në Londër, ku po diplomojnë edhe dy kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Oficerët tanë të rinj, Xhevahir H. Hasanaj dhe Arlind I. Bajrami, diplomuan në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe, e cila është një prej akademive më prestigjioze në botë’, ka shkruar Thaçi duke shpërndarë edhe transmetimin e kësaj ceremonie.

COMMENTS