Para disa vitesh, ajo ishte paraqitur si modele para publikut. Në vitin 2004 në edicionin e parë të spektaklit 'Zhurma Show Awards' kishte rrëmbyer çm
Para disa vitesh, ajo ishte paraqitur si modele para publikut. Në vitin 2004 në edicionin e parë të spektaklit ‘Zhurma Show Awards’ kishte rrëmbyer çmimin ‘Best Model Female’. E më vonë si një balerinë në videoklipet e këngëtarëve të njohur e më pas edhe si këngëtare në një bashkëpunim me Genën, ndërsa sot ajo kandidon për deputete.
Xhyljeta Gërxhaliu gjendet në listën e partisë së Ramush Haradinaj, si kandidate për t’u bërë pjesë e Parlamentit të Kosovës.
Ajo ka kërcyer nëpër disa videoklipe dhe ka realizuar bashkë me Genën edhe një këngë me videoklip, por ditën e dielë do të votohet për të si përfaqësuese e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
COMMENTS