Digjen disa vetura në Prishtinë

Nexhmedin Zeka i sëmurë nga veshkët ka nevojë për transplant të veshkës jashtë vendit (Foto)
Gjendet një trup gjatë gërmimeve në Suhodoll

Sot në orët e hershme të mëngjesit, 11 automjete janë përfshirë nga zjarri në në një parking afër rrugës ‘Lekë Dukagjini’ në lagjen ‘Dardania’ të Prishtinës.

Policia njofton se bazuar në hetmin fillestar dyshohet se nga ndezja e mbeturinave është shkaktuar zjarri, i cili ka përfshirë 11 automjete, 4 prej të cilave janë dëmtuar pothuajse tërësisht.

‘Zjarri është lokalizuar në ora 04:35 dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Aktualisht policia në bashkëpunim me institucionet relevante është duke punuar për ndriçimin e plotë të rastit’, bën të ditur policia.

COMMENTS