Digjen 3 vetura në mëngjesin e sotëm në Prishtinë

Sot rreth orës 06:00 të mëngjesit janë djegur 3 vetura në rrugën 'Ekrem Rexha' të lagjes 'Arbëria' në Prishtinë. Policia bën të ditur se veturat e

Sot rreth orës 06:00 të mëngjesit janë djegur 3 vetura në rrugën ‘Ekrem Rexha’ të lagjes ‘Arbëria’ në Prishtinë.

Policia bën të ditur se veturat e djegura janë të tipit Audi, Mercedes dhe Opel, kurse ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e kësaj zjarrvënie, përcjellë zico.tv

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

‘Ende nuk dihet se zjarri që i ka përfshirë veturat a ka qenë i qëllimshëm apo aksidental’, ka thënë Ahmeti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe zjarrfikësit.

Raste të veturave të djegura ka pasur edhe më parë në kryeqytet, muaj më parë persona të panjohur i patën djegur veturën gruas së Bajram Gecajt, pastaj edhe asaj të Memli Krasniqit. Për shkaqe dhe motive ende të pazbuluara.

‘express’

COMMENTS