‘Dieta’ japoneze me frymëmarrje: Mënyra më e lehtë për të hequr shumë kilogramë (Video)

‘Dieta’ japoneze me frymëmarrje: Mënyra më e lehtë për të hequr shumë kilogramë (Video)

Ishulli i luleve në Portugali (Video)
Çaji që përtypet si çamçakëz (Video)

Dieta nuk është detyrë e lehtë, dhe nuk është gjëja e preferuar për shumicën e njerëzve.

Nëse vendosni se do t’i nënshtroheni një diete të caktuar por dështoni çdo herë, atëherë ekziston një teknikë e lehtë për të humbur peshë – vetëm duke marrë frymë!

Po pra, ekziston një dietë japoneze për të humbur peshë shumë shpejt, dhe e gjithë dieta bazohet në frymëmarrje.

Kjo dietë unike ka marrë famë pasi aktori japonez Miki Ryosuke kishte ndjekur ushtrimet e doktorit për t’u liruar nga dhimbjet e shpinës, dhe rastësisht e kishte vërejtur se ato ushtrime i kishin ndihmuar atij t’i humbte 13 kilogramë brenda pak jave.

Dieta është shumë e thjeshtë dhe bazohet në një teknikë të frymëmarrjes, e cila është e përshkruar hollësisht në videon e mëposhtme.

Arsyeja se përse këto ushtrime funksionojnë është sepse dhjami përmban oksigjen, karbon dhe hidrogjen. Dhe kur ne marrim oksigjen, ai arrin në qelizat e dhjamit dhe i ndanë ato në komponente (karbon dhe ujë).

Kjo ndihmon në djegien e dhjamit kur trupi jonë shfrytëzon më shumë oksigjen.

– Vendoseni një hap para tjetrit

– Transferojeni peshën e trupit në këmbën e pasme duke u mbajtur për vithe

– Ngadalë filloni të merrni frymë për tre sekonda dhe duke i ngritur duart mbi kokë

– Pastaj lirojeni frymën për shtatë sekonda.

COMMENTS