Diellza përsëri në ‘Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 3’

Diellza përsëri në ‘Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 3’

Çartet Tuna (Foto)
Malësori publikon projektin e ri “Plaga e gurbetqarit” (Video)

Diellza Kolgeci do të aktrojë edhe në pjesën e tretë të filmit ‘Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 3’. Lajmin e ka konfirmuar regjisori dhe skenaristi, Ekrem Kryeziu, duke hedhur poshtë spekulime e shumta se Aurela Hoxha do ta zëvendësojë Diellzën.

‘Si mund të jetë filmi pa Diellzën. A mund të jetë i gjallë një trup po nuk pati shpirt, e shpirti i ‘Dashurisë së Bjeshkëve të Nemuna 3′, do të jetë Diellza’, është shprehur Kryeziu.

‘Ajo kësaj radhe edhe më shumë se në të dy të parat do të shpaloset si një aktore e pjekur që pos bukurisë do të na ofrohet si një personalitet autorial dhe me punën që ka përpara, jam shumë i bindur se kështu do të shënojë edhe një sukses të ri, në vistrën e sukseseve të saj’, është shprehur regjisori.

Filmi pritet që nga mesi i muajit gusht të fillojë xhirimet në Grykën e Rugovës.

COMMENTS