DiCaprio në romancë me modelen 20-vjeçare argjentinase (Foto)

DiCaprio në romancë me modelen 20-vjeçare argjentinase (Foto)

Aktori hollivudian, Leonardo DiCaprio, është i njohur për lidhjet e shumta me femrat shumë më të reja në moshë.

Kohët e fundit ishte spekuluar se 43-vjeçari është në lidhje me bukuroshen argjentinase, Camila Morrone.

Në një farë forme është bërë edhe publike ditën e sotme, kur dyshja është parë së bashku në Kaliforni.

Në fakt, dyshja ishte parë teksa dalin gjatë mëngjesit të ditës së sotme nga restoranti ‘Gesso’ në West Hollywood të Kalifornisë.

Duke lënë restorantin, modelja 20-vjeçare me ëmbëlsi shihet i puthur shpatullën e krahut aktorit.

Ndryshe, 20-vjeçarja e ka nisur karrierën si manekine dhe ka zbukuruar ballinat e shumë revistave të njohura, në mesin e tyre edhe Vogue, ndërsa është fytyra reklamuese e brendit Urban Outfitters.

Në botën e aktrimit ka debutuar në filmin e James Francos, ‘Bukowski’, ndërsa do të shfaqet edhe krahas Bruce Willis në filmin ‘Death Wish’.

Mediat amerikane raportojnë se Camila dhe Leo njihen që moti nga miq të përbashkët. Nëna e saj, Lucila Sola, ka qenë në lidhje me Al Pacinon dhe në këtë mënyrë janë takuar DiCaprio dhe Morrone, kur bukuroshja ishte akoma në moshë shumë të re.

E dashur më e re e Leonardos para saj ka qenë Elizabeth Turner, e cila ishte 23 vjeçe.

COMMENTS