Dialogu Kosovë – Serbi rifillon në fund të shkurtit

Dialogu Kosovë – Serbi rifillon në fund të shkurtit

U bënë pothuajse dy javë që pala serbe ndërpreu dialogun me Kosovën, e kjo për shkak të vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare Serbe ‘Liri, Demokraci, Drejtësi’, Oliver Ivanoviq.

Mirëpo, shefi i ekipit negociator me Serbinë, Avni Arifi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se dialogu pritet të rifillojë shumë shpejt.

Sipas tij, fundi i muajit shkurt do të shënojë kohën e fillimit të negociatave Kosovë-Serbi në Bruksel.

‘Datë të saktë nuk ka mirëpo në fund të muajit shkurt do të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi’, tregoi Arifi.

Ndryshe, ky dialog ka qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe integrimin e komunitetit serb në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës.

COMMENTS