Dhjetëra viktima nga rrëzimi i avionit turk në Kirgizi

Trump: NATO duhet të fokusohet kundër terrorizmit dhe Rusisë
Serbia ‘kursen’ vetëm Thaçin e Haradinajn nga Interpoli

Rrëzimi i një aeroplani mallrash turk në Kirgizi, i ka marrë jetën të paktën 37 personave, shumica e të cilëve ishin në tokë.

‘Boeing 747’, i nisur nga Hong Kongu, u rrëzua mes mjegullës mbi shtëpitë pranë aeroportit të Manasit, rreth 25 km në veri të kryeqytetit Bishkek.

Zëdhënësja e qeverisë, Tolgonai Stamaliyeva, tha se aeroplani, i cili ka qenë duke udhëtuar nga Hong Kongu në Stamboll, është dashur të aterojë në aeroportin Manas për t’u furnizuar.

Sipas saj, avioni është rrëzuar në një zonë të populluar dhe ka dëmtuar rreth 20 shtëpi.

Disa njerëz raportohen po ashtu të plagosur. Autoritetet lokale mendojnë se bilanci mund të rritet, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë për të mbijetuar.

COMMENTS