Dhjetëra të vdekur nga shpërthimi në një termocentral në Indi

Dhjetëra të vdekur nga shpërthimi në një termocentral në Indi

AFP: Sfida e Shqipërisë, ekonomia dhe drejtësia
Ramush Haradinaj zgjedhet kryeministër i Kosovës (VIDEO)

Së paku 26 veta janë vrarë nga shpërthimi në një termocentral në Indinë veriore, ndërsa rreth 60 persona të tjerë janë plagosur.

Shpërthimi hodhi hi të nxehtë mbi punëtorët në termocentralin Unçahar, në shtetin Utar Pradesh, tha Sanjay Khatri, zyrtar i lartë administrativ i zonës.

Ai tha se shkaku i incidentit nuk dihet ende. Gjithashtu nuk është e qartë se sa punëtorë kanë qenë në fabrikë në atë kohë.

Incidentet industriale nuk janë të pazakonshme në Indi, ku masat e sigurisë shpesh neglizhohen.

COMMENTS