Dhjetëra policë të arrestuar nën dyshimet për korrupsion

Policia e Kosovës ka arrestuar 21 policë në veri të vendit dhe 14 të tjerë nga stacioni i Policisë në jugun e këtij qyteti, transmeton KP.

Kështu thonë burimet, sipas së cilave ata dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, konkretisht për marrje të ryshfetit.

Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit pritet të organizojnë sot pasdite një konferencë të jashtëzakonshme ku do të shpalosen detaje.

COMMENTS