Dhjetë dihen por, Zidane ka një dilem për Munich

Dhjetë dihen por, Zidane ka një dilem për Munich

Dy ndeshjet e fundit të ekipit në La Liga nuk i kanë sjellur dëmtime ekipit të Real Madridi-t. Tani në fund të sezonit Zidane do të ketë në dispozicio

Dy ndeshjet e fundit të ekipit në La Liga nuk i kanë sjellur dëmtime ekipit të Real Madridi-t. Tani në fund të sezonit Zidane do të ketë në dispozicion pothuajse të gjithë lojtarët.

Për të mos shkuar larg, Zidane e konsideron se ata që startuan ndaj Juventusit në ndeshjen e parë do të luajnë edhe të mërkurën në Allianz Arena.

Ky ishte formacioni: Navas; Carvajal-Ramos-Varane-Marcelo; Casemiro-Kroos-Modric-Isco; Cristiano-Benzema. Ky formacioni arriti fitore 0-3 në Torinho dhe sipas Marcas, tekniku Madrilen dyshon vetëm në vendin e Benzemas pasi 10’të lojtarët tjerë e kanë të sigurtë vendin në formacionin startues në ndeshjen ndaj ekipit Bavarez.

Forma jo e mirë e Benzemas dhe forma e mirë e Asensio dhe Vazquez, i kanë sjellur atij vështirësi se me kë të startojë në ndeshjen e së mërkurës. Një gjë është e sigurtë sipas Marcas, nëse nuk starton Benzema atëherë do të startojë Asensio dhe Vazquez.

COMMENTS