Detajet nga seanca e parë Soni Malaj vs Olti Curri

Pak kohë më parë në rrjetet sociale bëri bujë lajmi se moderatori dhe opinionisti Olti Curri do të përballej në gjykatë me këngëtaren Soni Malaj.

Soni e akuzonte Oltin për fyerje dhe paraditen e sotme është zhvilluar seanca e parë gjyqësore. Burime pranë gjykatës për Blitz.al konfirmojnë se seanca është shtyrë duke na dhënë edhe disa detaje rreth asaj që ndodhi ditën e sotme.

Këngëtarja ka zgjedhur të mbrohet vetë dhe është paraqitur në sallë vetëm në krah të fejuarit të saj, ndërsa Olti Curri nuk ishte prezent dhe është përfaqësuar nga avokati i tij. Sot u prezantua ankesa e paditëses, Soni Malaj dhe pritet seanca e dytë gjyqësore që do të jetë në shtator.

Kujtojmë se arsyeja që çoi opinionistin në përballje gjyqësore me këngëtaren ka qenë një status në Facebook bashkangjitur një fotoje ku komentonte pozicionin e dorës së Sonit.

COMMENTS