Detaje të reja për krimin misterioz: BRSS frikësohej që SHBA-të do t’i akuzojnë për vrasjen e Kennedy-t (Foto)

Detaje të reja për krimin misterioz: BRSS frikësohej që SHBA-të do t’i akuzojnë për vrasjen e Kennedy-t (Foto)

Zyrtarët e BRSS-së janë frikësuar që amerikanët do t’i akuzojnë se kishin angazhuar Lee Harvey Osvlad të vrasë John Kennedy gjatë 22 nëntorit të vitit 1963, thuhet në një nga 2.891 dokumentet e publikuara me kërkesë të presidentit amerikan Donald Trump, shkruan Daily Mail.

Dokumentet janë publikuar të enjten mbrëma nga Arkivi Kombëtar i SHBA-ve, por aty nuk janë publikuar të gjitha detajet, pasi që CIA dhe FBI kanë arritur ta bindin Trumpin që të mos publikojë 300 dokumente.

Në një dokument të FBI-së të 1 dhjetorit të vitit 1963, drejtori i kësaj agjencie Jay Edgar Hoover, kishte raportuar se çfarë kishte zbuluar agjencia që ai drejtonte lidhur me reagimet e Sovjetëve për vrasjen e Kennedy, dhe mbi atë se çfarë në të vërtetë kishin ditur për Osvladin.

Një pjesë e dokumenteve kanë zbuluar se si rusët ishin të fiksuar pas teorive konspirative ashtu sikurse pjesë tjetër e botës.

Sipas këtyre dokumenteve, zyrtarët e Partisë Komuniste të BRSS-së kanë besuar se ishte organizuar mirë një teori konspirative nga të djathtët në SHBA-ve, në mënyrë që të tentojnë të bëjnë puq.

FBI besonte se vrasja e presidentit amerikan nuk ka qenë vepër e vetëm një personi, dhe se në këtë krim kanë marrë pjesë disa persona.

Dokumentet e publikuara ‘online’, gjithashtu kanë zbuluar se si rusët janë frikësuar që amerikanët do t’i akuzojnë për vrasje dhe se do të fillonte lufta, transmeton Telegrafi.

‘Osvald është maniak i cili nuk i ka qëndruar besnik vendit të tij. Ai asnjëherë nuk ka qenë pjesë e ndonjë organizate të BRSS-së dhe nuk ka pasur shtetësinë tonë’, thuhej në dokumente.

Dokumentet e CIA të majit të viti 1964 përmban bisedën me presidentit e atëhershëm të BRSS-së, Nikita Hrushchov, i cili kishte thënë se nuk beson se siguria amerikane është joadekuate, por se kishte ekzistuar konspiracioni që të vritet Kennedy. Ai gjithashtu kishte thënë se policia e Dallasit në Tekas kishte qenë bashkëpjesëmarrëse në vrasje.

Kujtojmë, Shtëpia e Bardhë ka publikuar ‘online’ 2.891 dokumente lidhur me vrasjen e John F. Kennedy, por Trump megjithatë nuk i ka publikuar disa dokumente për opinionin për shkaqe të sigurisë, por ka kërkuar nga organet e sigurisë që në një afat prej gjashtë muaj të arsyetojnë kërkesën e tyre për mospublikim.

COMMENTS